Real Madridi e mban derën hapur për ardhjen e Aymeric Laporte me qendërmbrojtësin që ka kërkuar largimin nga Al Nassr.
Megjithatë, çdo nënshkrim i mundshëm i ndërkombëtarit spanjoll i nënshtrohet një kushti vendimtar: lojtari duhet të pranojë një ulje të konsiderueshme të pagës.
Kjo është pengesa kryesore me të cilën përballet kampioni aktual i Evropës para përfundimit të këtij operacioni.
30-vjeçari iu bashkua Al Nassr sezonin e kaluar nga Manchester City dhe ai fiton një pagë prej 24 milionë eurove neto në sezon, pagë që nuk mund t’ia ofrojnë madrilenët.
Trajneri Carlo Ancelotti do të mirëpriste ardhjen e Laportes për të përforcuar një mbrojtje që ka vuajtur mungesën e zgjatur të David Alaba.
Reprezentuesi spanjoll pati paraqitje fantastike në Euro 2024 dhe Los Blancos vazhdojnë të mbajnë gjallë interesimin për të.
Megjithatë Los Blancos nuk është në gjendje që t’i ofrojë atij pagë më të lartë se shtatë milionë euro neto në sezon, aq sa fiton edhe Antonio Rudiger.