Ky është lisi i gjatë që shkaktoi vdekjen e 30 vjeçarit - Insajderi
×
  • Lajme
  • Insajderi

    Ky është lisi i gjatë që shkaktoi vdekjen e 30 vjeçarit

    Insajderi
    06 June 2022 - 16:50
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

    Një 30 vjeçar ka mbetur i vdekur sot në lagjen “Pejton” në Prishtinë për shkak se është zënë nga lisi, i cili është këputur nga erërat e forta.

    Lajmin për vdekjen e tij për Insajderin e ka konfirmuar zëdhënësi i Policisë, Agron Borovci.

    “Po është konstatuar vdekja e tij”, tha ai derisa shtoi se e lënduar ka mbetur edhe një femër.

    “E lënduara tjetër femër poashtu rreth 30 vjeç është dërguar në QKUK për trajtimin e nevojshëm mjekësor”, tha Borovci.

    Gjendja e të lënduarës rreth 30 vjeçare raportohet të jetë stabile.

    Këtë për Gazetën Insajderi, e ka konfirmuar Sami Bajqinca – mjek në QKUK, i cili shtoi se e njëjta është dërguar për ekzaminime më të thella.

    “Është dërguar për në ekzaminim, për ta bërë CT për tërë trupin për të parë se ku ka lëndime. Gjendja është stabile, por mund të ketë ndonjë lëndim serioz prandaj janë duke e dërguar për ta bërë CT ku edhe do ta themi fjalën përfundimtare për gjendjen saj ”, ka thënë ai për Insajderin.

    Gazeta Insajderi ka siguruar pamjet e lisit:

    VIDEO

    Ndërkohë, nënkryetari i Prishtinës, Alban Zogaj ka bërë thirrje për kujdes të shtuar, sidomos në pjesët e qytetit ku ka drunj përreth.

    Ai tha se ekipet e shpëtimit janë në teren dhe po merren me rastet e aksidenteve.

    “Ju lutemi, për shkak të shiut të rrëmbyeshëm dhe erërave të forta, të keni KUJDES, sidomos në pjesët e qytetit që kane drunj përreth! Ekipet tona të shpëtimit janë në terren dhe po merren me rastet e aksidenteve”, ka shkruar ai.

    /GazetaInsajderi

    Lexo edhe:


    OP-ED
    Nga Rubrika
    x

    © 2016-2025 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark