Dygolëshi i tij ia mësoi Atletico Madridit të Diego Simeones që ta përmbysë Bayer Leverkusenin e Granit Xhakës.
Julian Alvarez e bëri një tjetër paraqitje fenomenale, pas së cilës sulmuesi argjentinas përmes faqes zyrtare të UEFA-s u votua si “Lojtari i Javës” i sfidave të mesjavës në Ligën e Kampionëve.
Përkrah ish-futbollistit të Manchester Cityt gjendet Luuk de Jong, i ndjekur nga Vinicius Junior, i cili e kompleton podiumin.
Favoriti i madh, Raphinha përfundoi vetëm i katërti, ndonëse e përmbysi rezultatin duke ia mundësuar Barcelonës që të fitonte 5:4 ndaj Benficas në udhëtim.