Ky është mërgimtari kosovar që dyshohet se vdiq në Valbonë, ishte 25 vjeçar - Insajderi
×
  • Lajme
  • Lajme

    Ky është mërgimtari kosovar që dyshohet se vdiq në Valbonë, ishte 25 vjeçar

    Insajderi
    27 July 2024 - 16:41
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

    Një ngjarje e rëndë ka ndodhur dje në Valbonë.

    Një i ri dyshohet se ka humbur jetën pasi që ra nga një shkëmb i lartë.

    Ekipet e kërkim shpëtimit nga Shqipëria, Kosova dhe disa vende perëndimore po vazhdojnë kërkimet në zonën e maleve të Valbonës.

    Gazeta Insajderi merr vesh se personi që dyshohet se vdiq nga rënia është një mërgimtar nga Podujeva.

    Bëhet fjalë për 25 vjeçarin, Liridon Azemi, nga fshati Dumnicë i Podujevës.

    Ekipet e kërkim shpëtimit ende po vazhdojnë kërkimet në zonën ku ra i riu.

    Gazeta Insajderi do ju mbajë të informuar lidhur me këtë rast të rëndë.

    /Insajderi.org/


    OP-ED
    Nga Rubrika
    x

    © 2016-2025 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark