×
  • Lajme
  • Lajme

    Ky është mesazhi që e dha Kurti në Paradën e Krenarisë

    Insajderi
    08 June 2024 - 19:37
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

    Me sloganin “Kemi qenë dhe do t’jemi” ka nisur parada në sheshin e Prishtinës, për të shënuar Javën e Krenarisë për këtë vit.

    Me paradën e sotme në shesh do të përmbyllet Java e Krenarisë.

    Me këtë rast, kryeministri Albin Kurti tha se kjo paradë kundërshton stigmatizimin.

    Nëse besojmë në të drejtat e njeriut, atëherë duhet të flakim tutje paragjykimet. Disa njerëz janë më ndryshe, disa njerëz janë shumë më ndryshe, por që të gjithë jemi njerëz dhe duhet të jemi të barabartë. Pikërisht barazia na e mundëson bashkimin, e pamundëson përjashtimin dhe e garanton këtë të drejtë. Andaj, mora pjesë në këtë paradë sepse shteti ynë i pavarur është republikë demokratike që nuk e përjashton asnjë njeri dhe garanton barazi për të gjithë”, tha Kurti.

    /Insajderi.org/

    OP-ED
    Nga Rubrika

    © 2016-2024 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark