Statusi i vitit 2016-të i kushtoi ministrit Murati me reagime të shumta nga qytetarët e përplot figura të tjera. Murati në atë status shkroi se për “tre muaj luftë të një ushtrie guerile dojnë me na dalë ma shtrenjtë se ni ushtri e rregullt”.
Në lidhje me deklaratën e tij ka reaguar edhe sekretari organizativ i Partisë Social Demokrate (PSD), Nol Nushi.
Ai përmes një postimi në facebook njoftoi se i ka kërkuar dorëheqje Muratit edhe privatisht përmes një mesazhi në rrjetin social WhatsApp, shkruan Insajderi.
“z.Ministër, ti mundesh me mendu që çdo gjë ka çmim dhe që lufta çlirimtare ka mujt me u pagu me pare, por nuk mundesh me qene minister i ketij shteti qe eshte kriju nga ajo lufte qe ti e perçmon. DORËHEQJE”, thuhet në mesazhin e Nushit dërguar Muratit.
Postimi i Muratit në vitin 2016: