Xhavit Lokaj, komandant në pikën kufitare Qafë Morinë dhe Ramiz Ahmeti, komandant i pikës kufitare Qafë Prushi, janë dy nga zyrtarët e Policisë së Kosovës të arrestuar nga aksioni i sotëm.
Aksion i madh kundër ryshfetit është realizuar sot në kufirin Kosovë-Shqipëri, Kryeprokurori i Prokurorisë Speciale, Blerim Isufaj ka konfirmuar për Gazetën Insajderin detajet e aksionit.
Siç raportoi Insajderi, Isufaj pohoi se do të arrestohen një numër i madh i zyrtarëve policorë dhe doganier.
“Do të arrestohen një numër i madh i zyrtarëve policor. Ka edhe doganier të përfshirë. Aksioni sapo ka filluar. Bëhet fjale për dy pika kufitare”, ka thënë Isufaj për Insajderin.
Insajderi sjell foto të Xhavit Lokaj