Njeriu që e mbuloi me ngjyrë të bardhë muralin e kriminelit Ratko Mlladiq është Djordjo Zujoviq, anëtar i Partisë Social Demokrate të Serbisë.
Në një deklaratë për Nova.rs, tha se detyra qytetare ishte të shkatërronte një mural dedikuar kriminelit Mlladiq sepse është njollë për të gjithë qytetarët e Serbisë
Ai tha se para muralit qëndronte një anëtar i organizatave të djathta dhe i njëjti e ka kërcënuar atë duke i thënë se e di kush është dhe se do ta gjej.
Murali i kriminelit të luftës, Ratko Mlladiq është fshirë pasi ishte zbuluar para dy ditësh në një rrugë të Beogradit.Sipas fotografive të shpërndara, në muralin e kriminelit Ratko Mlladiq është hedhur ngjyrë e bardhë.
Dje disa aktivistë serbë janë sulmuar dhe më pas arrestuar pasi kishin hedhur vezë në drejtim të muralit të kriminelit të luftës, Ratko Mlladiq.
Murali është mbrojtur nga forcat policore dhe anëtarë të lëvizjeve të djathta në Serbi.