Ky është njoftimi i Inspektoriatit Shëndetësor, pas vdekjes së 35-vjeçarës – Insajderi
×
  • Lajme
  • Insajderi

    Ky është njoftimi i Inspektoriatit Shëndetësor, pas vdekjes së 35-vjeçarës

    Insajderi
    23 August 2023 - 14:04
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

    Policia e Kosovës ka njoftuar se ka arrestuar dy persona, një burrë dhe një grua, të dyshuar për trajtim të pandërgjegjshëm mjekësor.

    Ata janë arrestuar për rastin e vdekjes së një gruaje 35-vjeçare që ka ndodhur të martën në Malishevë. Ajo ka vdekur pasi që ka shkuar në një klinikë në Malishevë për ta hequr një dhëmb dhe pastaj i është komplikuar gjendja.

    Viktima është dërguar pa shenja jete në QKUK.

    Për këtë çështje Inspektoriati Shëndetësor ka vendosur një njoftim para dyreve të ordinancës “Flori Dent”, në të cilin bëhet e ditur se është ndërprerë veprimtaria për një kohë”.


    OP-ED
    Nga Rubrika
    x

    © 2016-2025 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark