
Sipas pretendimeve të ushtrisë ukrainase, deri më tani në Ukrainë janë vrarë rreth 20 mijë ushtarë rusë, transmeton Insajderi.
Sipas Shtabit të Përgjithshëm të Ukrainës, forcat ukrainase kanë shkatërruar 163 avionë rusë, 144 helikopterë, 134 mjete ajrore pa pilot, 756 tanke, 1976 automjete të blinduara dhe 366 sisteme artilerie.
Rreth 122 sisteme raketore me shumë tyta, 1443 automjete, 76 cisterna karburanti, 66 sisteme kundërajrore dhe shtatë varka janë shkatërruar gjithashtu, shtohet më tej.
Të paktën 1.964 civilë janë vrarë dhe 2.613 janë plagosur në Ukrainë që nga fillimi i luftës Rusi-Ukrainë më 24 shkurt, sipas vlerësimeve të OKB-së, ndërsa shifra reale besohet të jetë shumë më e lartë.
Më shumë se 4,73 milionë ukrainas kanë ikur në vende të tjera dhe me mbi 7 milionë të tjerë janë zhvendosur brenda vendit, tregojnë të dhënat më të fundit nga agjencia e OKB-së për refugjatët./Insajderi/