Ky është parashikimi i motit për javën e ardhshme - Insajderi
×
  • Lajme
  • Lajme

    Ky është parashikimi i motit për javën e ardhshme

    Insajderi
    06 October 2024 - 23:45
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

    Instituti Hidrometeorologjik i Kosovës ka njoftuar se java e ardhshme do të nisë me diell dhe me vranësira, ku temperaturat minimale do të lëvizin ndërmjet 3-7 gradë celsius, e ato maksimalet ndërmjet 18-21 gradë.

    Të hënën do të fryjë erë kryesisht nga drejtimi i jugperëndimit, e lehtë deri në mesatare.

    Të martën temperaturat maksimale do të shkojnë deri në 23 gradë celsius. Është paraparë të fryjë erë me shpejtësi 1-3 m/s.


    Të mërkurën do të mbajë mot me diell dhe vranësira të pjesshme. Vranësirat gjatë pjesës së dytë të ditës vende-vende parashihen të sjellin riga shiu të intensitetit të dobët. Temperaturat minimale do të lëvizin ndërmjet 5-9 gradë Celsius, ndërsa maksimalet e ditës parashihen të lëvizin ndërmjet 17-20 gradë Celsius. Do të fryjë erë nga drejtimi i juglindjes me shpejtësi 1-7/m/s”.

    Të enjten do të mbajë mot i vranët, ku temperaturat minimale do të lëvizin ndërmjet 5-9 gradë celsius, a maksimalet ndërmjet 20-24 gradë.

    Të premten do të mbajë mot i vranët dhe me riga shiu. Temperaturat minimale do të lëvizin ndërmjet 8-11 gradë celsius, ndërsa maksimalet ndërmjet 18-22 gradë. Do të fryjë erë nga drejtimi i jugperëndimit me shpejtësi 1-9 m/s”, thuhet në njoftim.

    OP-ED
    Nga Rubrika

    © 2016-2024 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark