Ky është parashikimi i motit për pesë ditët e ardhshme - Insajderi
×
  • Lajme
  • Lajme

    Ky është parashikimi i motit për pesë ditët e ardhshme

    Insajderi
    28 July 2024 - 14:57
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

    Instituti Hidrometeorologjik i Kosovës ka bërë të ditur parashikimin e motit për pesë ditët e ardhshme.

    Në bazë të parashikimit të IHMK’së, moti përgjatë pesë ditëve të javës së ardhshme do të mbajë kryesisht me diell, të përcjella me vranësira.

    Sipas IHMK-së, temperaturat gjatë javës së ardhshme do të lëvizin nga 10 gradë Celsius minimalet deri në 34 gradë maksimalet.

    “Indeksi UV mbetet i lartë, prandaj këshillohet që nga ora 9-17 të mos ju ekspozohemi rrezeve direkte të diellit. Muaji korrik po përmbyllet me një mesatare të lartë të temperaturave maksimale dhe me deficid të reshjeve”, thuhet në njoftimin e IHMK-së.

    Parashikimi i motit nga data 29 korrik e deri më 2 gusht:

    E hënë- Mot me diell dhe vranësira të shpërndara. Temperaturat minimale do të lëvizin ndërmjet 11-15 gradë Celsius, ndërsa maksimalet e ditës parashihen të lëvizin ndërmjet 28-32 gradë Celsius. Do të fryjë erë e lehtë kryesisht nga drejtimi i verilindjes.

    E martë- Mot kryesisht i ngjajshëm por më i freskët se dita e hënë. Temperaturat minimale do të lëvizin ndërmjet 10 -13 gradë Celsius, ndërsa maksimalet e ditës parashihen të lëviin ndërmjet 27-30 gradë Celsius. Do të fryjë erë drejtimesh të ndryshme.

    E mërkurë- Do të mbajë mot me diell dhe vranësira të shpërndara. Temperaturat minimale do të lëvizin ndërmjet 10-13 gradë Celsius, ndërsa maksimalet e ditës parashihen të lëvizin ndërmjet 29-32 gradë Celsius.Do të fryjë erë nga drejtimi i verilindjes me shpejtësi 1-4m/s.

    E enjte- Do të mbajë mot me diell dhe vranësira të pakta, më të fokusuara rreth relievit malor. Temperaturat minimale do të lëvizin ndërmjet 10-14 gradë Celsius, ndërsa maksimalet e ditës parashihen të lëvizin ndërmjet 30-33 gradë Celsius. Do të fryjë erë kryesisht nga veriperëndimi me shpejtësi 1-5m/s.

    E premte- Mot me diell dhe vranësira të shpërndara . Temperaturat minimale do të lëvizin ndërmjet 11-14 gradë Celsius, ndërsa maksimalet e ditës parashihen të lëvizin ndërmjet 30-34 gradë Celsius. Do të fryjë erë drejtimesh të ndryshme , e lehtë deri mesatare.


    OP-ED
    Nga Rubrika
    x

    © 2016-2025 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark