Kushte të motit stabil me kthjellime e diell parashihen për ditën e mërkurë në vend.
Temperaturat minimale zbresin deri në 12C e 15C, e ato maksimale gjatë ditës në një rritje të lehtë deri në 30C e 32C. Do të fryjë erë e lehtë dhe mesatare nga verilindja 3-7m/s, njofton Prishtina Weather.
Ditën e enjte po pritet që rrebeshe të shiut dhe bubullima të zhvillohen në pjesë të vendit, e temperaturat gradualisht shënojnë rritje deri në 33C.
Vranësira kalojnë ditën e premte, e përgjatë fundjave do të ketë më shumë kthjellime. Temperaturat luhaten ndërmjet 30C e 33C.