Mot i butë po parashihet për ditët e fundjavës.
Vranësira kalojnë përgjatë ditës së diel, por pa mundësi për të reshura. Orëve të mëngjesit sërish paraqiten mundësi për mjegull ultësirave.
Intervale më të gjata me diell pritet të ketë ditën e hënë dhe të martë, edhe pse orëve të mëngjesit ultësirave shfaqen kushte për mjegull. Vranësirat shtohen të martën mbrëma, e ditën e mërkurë aty këtu priten të reshura lokale shiu.
Minimalet 1C deri 3C, e maksimalet shkojnë deri në 10C e 14C.