Qendra Kombëtare për Menaxhim Kufitar, ka bërë përditësimin e fundit për pritjet në kufi.
Sipas njoftimit aktualisht ka dy orë pritje e kolonë 1 mijë e 200 metra në dalje të pikëkalimit kufitar Dheu i Bardhë, sipas përditësimit të fundit të Qendrës Kombëtare për Menaxhim Kufitar.
Pritje të gjata ka edhe në Merdare, deri në 1 orë e 20 minuta. Kolona atje është 500 metra.