Ky është personi i arrestuar për 10.8 gram drogë në Prizren, Prokuroria jep detaje për Insajderin - Insajderi
×
  • Lajme
  • Insajderi

    Ky është personi i arrestuar për 10.8 gram drogë në Prizren, Prokuroria jep detaje për Insajderin

    Insajderi
    05 November 2021 - 10:42
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

    Gjatë aksionit të mbrëmshëm të Hetimeve Rajonale në Prizren është arresuar një person nën dyshimin për blerje, posedim dhe shpërndarje të substancave narkotike.

    Personi i arrestuar është Arianit Shala.

    Lajmin e ka konifrmuar për Gazetën Insajderi, zëdhënësja e Prokurorisë Themelore në Prizren, Fitore Mehmeti.

    “Nga Departamenti i Krimeve të Rënda me urdhër të prokurorit është ndaluar i dyshuari me inicialet A.Sh., nën dyshimin se ka kryer veprën penale “Blerja, posedimi, shpërndarja dhe shitja e paautorizuar e narkotikëve, substancave psikotrope dhe analoge” nga neni 267 të Kodit Penal”, tha Mehmeti.

    Me vendim të prokurorit të dyshuarit i është caktuar masa e ndalimit 48 orësh.

    “I pandehuri i lartëcekur, me vendim të prokurorit të shtetit gjenden nën masën e ndalimit 48 orësh, dhe për të njëjtin Prokuroria Themelore në Prizren, do të vazhdoj me veprime të tjera hetimore”, thuhet në përgjigjen e Fitore Mehmeti.

    Për rastin ka njoftuar edhe policia e Kosovës në raportin 24 orësh, ku thuhet së janë konfiskuar nga i dyshuari substancë narkotike kokainë rreth 10.8 gram.

    “Gjatë kontrollit në shtëpinë e tij janë gjetur dhe konfiskuar një sasi me substancë narkotike e llojit kokainë me peshë 10.8 gram, një peshore digjitale, disa para të vogla, një telefon dhe një fishek. Me urdhër të prokurorit i dyshuari është dërguar në mbajtje”, njoftoj policia.


    OP-ED
    Nga Rubrika
    x

    © 2016-2025 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark