×
  • Lajme
  • Lajme

    Ky është personi i arrestuar që dyshohet se dhunoi një vajzë në Pejë

    Insajderi
    13 October 2024 - 10:33
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

    Një rast dhunimi është raportuar mbrëmë në Pejë, ku një vajzë e re ka denoncuar një ngjarje tronditëse pranë Policisë së Kosovës.

    Sipas denoncimit të viktimës, ajo është marrë pa dëshirën e saj orës 23:00 në rrugën “Haxh Bajraktari” në Pejë.

    Sinjali ka mësuar se i dyshuari në këtë rast është Luan Kastrati, 26 vjeçar – tashmë i arrestuar nga Polica e Kosovës.

    Viktima ka deklaruar se i dyshuari e ka dërguar atë në shtëpinë e tij, ku është mbajtur gjatë gjithë natës. Ajo ka raportuar se i dyshuari ka kryer marrëdhënie seksuale me të, pa pëlqimin e saj.

    Policia ka identifikuar dhe arrestuar të dyshuarin menjëherë pas denoncimit. Me urdhër të prokurorit, i dyshuari është vendosur në ndalim policor për 48 orë.

    Ndërkaq, viktima është dërguar për ekzaminim mjekësor në Qendrën Klinike Universitare të Kosovës në Prishtinë.

    OP-ED
    Nga Rubrika

    © 2016-2024 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark