Sot rreth orës 09:42 është plagosur një person në rrugën “Fatime Hetemi”, në Mitrovicë
Gazeta Insajderi nga burime të sigurta merr vesh se personi i plagosur është Florim Zeqiri.
Florim Zeqiri është plagosur në afërsi të banesës së tij, i cili është në gjendje kritike.
Insajderi poashtu merr vesh se i dyshuari ka shti me armë zjarri me gjashtë plumba, prej motoçikletës dhe ka ikur nga vendi i ngjarjes.
Ndërsa, rastin e kanë konfirmuar edhe nga Policia e Kosovës.
“Sot, rreth orës 09:42, në Mitrovicë, është raportuar për një person të lënduar nga arma e zjarrit. Rasti ka ndodhur në rrugën ‘Fatime Hetemi’ në Mitrovicë. I plagosuri, viktima i moshës madhore është dërguar për tretman mjekësor”, ka thënë për Insajderin zëdhënësi i Policisë për rajonin e Mitrovicës, Avni Zahiti.