Ky është personi që dyshohet se u vetëvar në vilën e tij në Prizren - Insajderi
×
  • Lajme
  • Lajme

    Ky është personi që dyshohet se u vetëvar në vilën e tij në Prizren

    Insajderi
    25 August 2025 - 10:55
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

    Policia e Kosovës ka bërë të ditur se një person përreth të 50-ave është gjetur pa shenja jete në një vile pushimore në Kabash të Prizrenit në orët e para të së hënës.

    Siç ka mësuar Insajderi bëhet fjalë për Fatmir Rexhajn.

    Lajmin për Insajderin e ka konfirmuar zëdhënësi i Policisë për rajonin e Prizrenit, Shaqir Bytyqi. I njëjti ka thënë se trupi i pajetë është dërguar në IML.

    “Me datën 25.08.2025 rreth orës 00:50, policia ka pranuar informacion nga familjarët se një person (F.R.) mashkull, rreth 52 vjeç, nga fshati Korishë i Prizrenit, është gjetur pa shenja jete në vilën pushimore familjare në fshatin Kabash të Prizrenit. Njësitë policore menjëherë kanë dalë në vendngjarje, ku kanë kryer ekzaminimet e nevojshme, duke mbledhur prova dhe dëshmi lidhur me rastin. Me vendim të prokurorit, trupi i pajetë është dërguar për obduksion në Institutin e Mjekësisë Ligjore (IML)”, ka thënë ai.

    Rasti është iniciuar si “hetim i vdekjes”. /Insajderi.org/


    OP-ED
    Nga Rubrika
    x

    © 2016-2025 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark