Ky është personi që humbi jetën në aksidentin në Jabllanicë të Gjakovës - Insajderi
×
  • Lajme
  • Lajme

    Ky është personi që humbi jetën në aksidentin në Jabllanicë të Gjakovës

    Insajderi
    21 August 2025 - 21:33
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

    Është identifikuar personi që humbi jetën në aksidentin tragjik që ndodhi sot pasdite në fshatin Jabllanicë të Gjakovës.

    Bëhet fjalë për Cen Ibish Brahimajn, rreth 60 vjeç.

    Policia e Kosovës ka konfirmuar se rreth orës 15:50 është raportuar një vetaksident trafiku, në të cilin dyshohet se drejtuesi i mjetit ka humbur kontrollin mbi automjetin dhe ka dalë nga rruga.

    “Si pasojë e aksidentit, ngasësi, mashkull i moshës madhore, ka humbur jetën në vendin e ngjarjes. Vdekja është konstatuar nga ekipi mjekësor,” thuhet në njoftimin zyrtar të Policisë.

    Ndërkohë, Njësia Rajonale e Komunikacionit Rrugor në Gjakovë ka nisur hetimet për zbardhjen e shkaqeve të sakta që çuan në këtë ngjarje fatkeqe.


    OP-ED
    Nga Rubrika
    x

    © 2016-2025 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark