×
  • Lajme
  • Lajme

    Ky është personi që mbeti i vdekur pas therjes me thikë në Lipjan

    Insajderi
    07 August 2024 - 15:53
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

    Një konflikt i çastit përfundoi në mënyrë tragjike në Zllakuqan të Lipjanit.

    Një 57 vjeçar mbeti i vrarë pas therjes me thikë në një konflikt mes fqinjve në këtë fshat.

    Insajderi merr vesh se viktima është Agim Zani.

    FOTO/ Agim Zani, viktima që u vra me thikë

    Rastin tragjik e ka bërë të ditur për Insajderin zëdhënësja e Policisë për rajonin e Prishtinës, Flora Ahmeti. Ajo ka thënë se sipas informacioneve të para, dyshohet se si pasojë e një mosmarrëveshje ka rezultuar me plagosje mes dy personash.

    Njëri nga të lënduarit, sipas Ahmetit, ka vdekur kurse tjetri është dërguar për tretman mjekësor.

    “Njëri nga personat e lënduar ka vdekur, ndërsa i lënduari tjetër është dërguar për tretman mjekësor.  Vdekjen e viktimës mashkull, rreth 57 vjeç, e ka konstatuar ekipi mjekësor në QKMF në Magure”, njofton Ahmeti.

    Për rastin, janë arrestuar dy persona.

    Insajderi merr vesh se viktima është Agim Zani.

    Burime të Insajderit bëjënë me dije se njëri nga dy të dyshuarit në këtë rast është Skënder Krasniqi, i njohur për autoritetet, pasi që në mars të këtij viti kishte sulmuar drejtorin e shkollës fillore “Kadri Beba” në Ribar Të Madh, Nehat tërpeza. /Insajderi.org/

    OP-ED
    Nga Rubrika
    Lajme
    22 November 2024

    © 2016-2024 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark