×
  • Lajme
  • Lajme

    Ky është personi që mbeti i vdekur si pasojë e shpërthimit të bombolës në Pejë

    Insajderi
    11 October 2024 - 12:04
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

    Një bombolë e gazit ka shpërthyer mëngjesin e sotëm në Pejë, ku si pasojë një person ka vdekur.

    Gazeta Insajderi ka mësuar se personi që mbeti i vdekur është Visar Muriqi.

    Rastin e ka konfirmuar për Insajderin, zëdhënësi i Prokuorisë në Pejë, Shkodran Nikqi.

    “Ka shpërthyer një bombole afër një pompe te benzines, si pasoje ka humbur jetën një person, aktualisht ne vendin e ngjarjes jane kryeprokurori, udhëheqësi i departamentit per krime te renda, drejtori i policisë dhe njësite tjera relevante, deri tash jane duke u marre te gjitha veprimet ne zbardhje të rastit”, ka thënë për Insajderin Nikqi.

    Insajderi do t’ju mbajë të informuar lidhur me rastin…

    OP-ED
    Nga Rubrika

    © 2016-2024 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark