×
  • Lajme
  • Lajme

    Ky është personi që vdiq në aksidentin e sotëm, ishte ushtar i UÇK-së

    Insajderi
    27 June 2024 - 19:44
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

    Një aksident trafiku ka ndodhur mesditën e sotme në fshatin Keqekollë të Prishtinës.

    Një person vdiq dhe 14 të tjerë u lënduan në aksidentin mes autobusit të trafikut urban dhe një veture.

    Gazeta Insajderi merr vesh se i vdekur në këtë aksident ka mbetur Bashkim Canolli.

    Lajmi për vdekjen e tij u konfirmua edhe nga familjarët e të ndjerit.

    Ai ishte ushtar në Ushtrinë Çlirimtare të Kosovës.

    Policia e Kosovës ka dhënë detaje për aksidentin e rëndë.

    Në një përgjigje për Insajderi, zëdhënësi i Policisë, Agron Borovci ka bërë të ditur se në këtë aksident kanë mbetur të lënduar edhe 14 persona të tjerë.

    “Rreth orës 14:30, është raportuar për një aksident trafiku të ndodhur në fshatin Keqekollë të  Prishtinës. Deri më tani bëhet e ditur se në aksident janë përfshirë një autobus dhe një veturë. Për pasojë një person ka humbur jetën ndërkaq katërmbëdhjetë të tjerë kanë kërkuar ndihmën mjekësore. Njësia rajonale e trafikut ka dalë në vendin e ngjarjes dhe po ndërmerr veprimet e nevojshme për ndriçimin e shkaqeve që kanë sjellë deri te aksidenti.”, ka thënë Borovci.

    OP-ED
    Nga Rubrika

    © 2016-2024 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark