Ky është polici që u arrestua për aksidentimin e 23-vjeçares në Pejë - Insajderi
×
  • Lajme
  • Lajme

    Ky është polici që u arrestua për aksidentimin e 23-vjeçares në Pejë

    Insajderi
    01 April 2025 - 21:14
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

    Prokuroria e Shtetit bashkë me Inspektoratin Policor të Kosovës kanë kërkuar t’i caktohet masa e ndalimit zyrtarit policor të dyshuar për veprën penale “Rrezikim i trafikut publik”, pasi aksidentoi një 23-vjeçare në Qyshk të Pejës.

    Zëdhënësi i Prokurorisë Themelore të Pejës ka thënë për Insajderin se lidhur me rastin janë ndërmarrë të gjitha veprimet e nevojshme hetimore.

    Prokurori i Shtetit bashkë me Inspektoratin Policor ka dalë në vend të ngjarjes. Lidhur me rastin janë duke u ndërmarrë të gjitha veprimet e nevojshme hetimore. Personi i dyshuar me urdhër të Prokurorit të Shtetit është ndaluar për orë për veprën penale “Rrezikim i trafikut publik””, ka deklaruar Nikçi për Insajderin.

    Insajderi merr vesh se zyrtari policor i arrestuar është Argjend Kastrati.

    Zëdhënësi i Policisë për rajonin e Pejës, Fadil Gashi, ka njoftuar fillimisht se viktima 23-vjeçare që u aksidentua është dërguar në emergjencën e Spitalit të Pejës, e më pas në Qendrën Klinike Universitare të Kosovës për shkak të gjendjes së rëndë.

    Rreth orës 15:45, policia është njoftuar për një aksident në magjistralen Pejë -Prishtinë në fshatin Qyshk, një veturë ka goditur një këmbësore. Policia ka dal në vendin e ngjarjes dhe e lënduara me udhëzim të mjekut është nisur për në QKUK në Prishtinë. Gjendja e saj është e rëndë”, tha Gashi. /Insajderi.org/


    OP-ED
    Nga Rubrika
    x

    © 2016-2025 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark