Këta janë pronarët e “Arditi Tours” që ofenduan rëndë gazetaren e Insajderit - Insajderi
×
  • Lajme
  • Insajderi

    Këta janë pronarët e “Arditi Tours” që ofenduan rëndë gazetaren e Insajderit

    Insajderi
    18 April 2022 - 22:07
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

    Artan Fazliu, është njëri prej pronarëve të kompanisë turistike “Arditi Tours”, i cili në orët e pasdites e ka shqetësuar redaksinë e Insajderit.

    I njëjti ka përdorur fjalë ofenduese, kërcënuese e banale.

    Krejt kjo për shkak se Insajderi ka siguruar një video ku shihet njëri prej shoferëve të kësaj kompanie teksa vozitë një numër të konsiderueshëm të qytetarëve duke qëndruar në telefon, rrjedhimisht duke i’ua rrezikuar jetën.

    Shoferi i pa përgjegjshëm është parë teksa ka qëndruar në “Messenger” në rrjete e platforma të tjera sociale.

    Pas kësaj, gazetarja e Insajderit ka telefonuar në kompaninë “Arditi Tours”, për të kuptuar nëse pronarët janë në dijeni për këtë pa përgjegjësi të shoferëve. Në vend se të jap një përgjigje konkrete Albert Fazliu, i si menaxher i kompanisë ka vendosur ta ofendojë rëndë gazetaren e Insajderit, duke e quajtur fillimisht ‘shkekë’.

    Albert Fazliu – menaxher i “Arditi Tours”

    “Ty po ta nin se a kem rreziku dikënd, problemi i joti është a?, Se ne paskemi qef me rrëziku dikënd, pasna qef me humbë kompaninë teme ?, ty fort po ta nin a, shkeka, shkeka e trune”, shprehet ai në audio incizimin të cilin veçse e ka publikuar Insajderi.

    Për të mos mjaftuar me kaq ka telefonuar vëllai i Albertit, Artan Fazliu, ky i fundit përdor fjalë tejet banale.

    “Mu ka qu k… hajde merrma në gojë”.

    Më poshtë gjeni audio incizimin:

    Lexo edhe:


    OP-ED
    Nga Rubrika
    x

    © 2016-2025 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark