×
  • Lajme
  • Insajderi

    Ky është pronari i fabrikës në Ferizaj që rrahu punëtoren e tij

    Insajderi
    08 July 2022 - 15:01
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

    Pronari i një fabrike në Ferizaj ka sulmuar fizikisht një punëtore, duke i shkaktuar lëndime trupore në pjesë të ndryshme të trupit.

    Gazeta Insajderi merr vesh brenda burimeve të sigurta se pronari që rrahu punëtoren është Faton Ismaili, i cili mbanë në pronësin fabrikën e qeramikës “Fatoni Qeramik” shpk.

    Rastin e ka konfirmuar edhe Policia e Kosovës, ku kanë treguar se 22 vjeçarja është dërguar në Qendrën Emergjente në Ferizaj për tretman mjekësor.

    Policia e Kosovës thotë se në lidhje me këtë rast, hetuesit policorë i kanë marrë veprimet e nevojshme dhe dje kanë arrestuar të dyshuarin F.I, të cilin e kanë shoqëruar në stacionin e policisë në Ferizaj dhe pas intervistimit nga policët hetues, me vendim të Prokurorit të Prokurorisë Themelore në Ferizaj, i njëjti dërgohet në mbajtje për 48 orë. Rasti është cilësuar ‘’Lëndim trupor’’

    “Me datën 06.07.2022, rreth orës 11:00 në fshatin Dardani të Ferizajt , pas një mosmarrëveshje i dyshuari me inicialet F.I ( M/K) i moshës 28 vjeçar, pronar i një fabrike të qeramikës, e kishte sulmuar viktimën me inicialet A.D ( F/K) e moshës 22 vjeçare, punëtore në këtë fabrikë, duke i shkaktuar lëndime trupore në pjesë të ndryshme të trupit, e cila më pas kishte pranuar tretman mjekësor në Qendrën Emergjente në Ferizaj”, thuhet në njoftimin e policisë.

    OP-ED
    Nga Rubrika

    © 2016-2024 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark