×
  • Lajme
  • Lajme

    Ky është pronari i lokalit në Prizren që u arrestua bashkë me 18 të dyshuarit për bixhoz

    Insajderi
    23 November 2024 - 11:00
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

    Policia e Kosovës ka arrestuar 19 persona në Prizren, pasi dyshohet se kanë zhvilluar lojëra të fatit dhe bixhoz pa ligjshëm.

    Grupi i dyshuar u kap në flagrancë në një lokal në rrugën ‘2 Korriku’ nga patrullat e stacionit policor në Prizren që zbarkuan dhe arritën t’i arrestojnë të dyshuarit.

    Me vendim të prokurorit, të gjithë të dyshuarit janë dërguar në mbajtje.

    Sinjali ka publikuar emrat e 18 të arrestuarve, shumica prej të cilëve kanë të kaluar kriminale.

    Përveç tyre, në pranga të Policisë ka rënë edhe pronari i lokalit, Riza Thaqi i cili tashmë është duke u mbajtur në stacion policor.

    Të gjithë të arrestuarit ngarkohen me veprën penale bixhoz – të cilët jo rrallëherë kanë përfunduar në qeli

    OP-ED
    Nga Rubrika

    © 2016-2024 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark