Ky është pronari i marketit që u arrestua për sulmin seksual ndaj 15-vjeçares në Gjilan - Insajderi
×
  • Lajme
  • Lajme

    Ky është pronari i marketit që u arrestua për sulmin seksual ndaj 15-vjeçares në Gjilan

    Insajderi
    09 April 2025 - 12:59
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

    Një 15-vjeçare dyshohet të jetë sulmuar seksualisht në Gjilan nga një 58-vjeçar.

    Sinjali raporton se i dyshuari për sulmin seksual ndaj të miturës është 58-vjeçari, Fatmir Rudhani.

    Rudhani është pronar i marketit “Cani”, i cili ndodhet në rrugën “Pajazit Ahmeti” në Gjilan, aty ku e mitura është sulmuar seksualisht nga i dyshuari.

    Kështu ka raportuar në Polici e mitura, e cila ishte e shoqëruar nga babai i saj, dhe bashkë me të e kanë denoncuar rastin pak orë pasi ka ndodhur ngjarja e rëndë.

    Sipas deklaratave të tyre në Polici, sulmi seksual ka ndodhur dje rreth orës 18:30, brenda ambientit të marketit.

    Në lidhje me rastin është njoftuar menjëherë Prokurorja e shtetit, e cila ka urdhëruar arrestimin e të dyshuarit.

    Pas intervistimit, 58-vjeçari është ndaluar për 48 orë, ndërsa rasti është inicuar si “Sulm Seksual”.


    OP-ED
    Nga Rubrika
    x

    © 2016-2025 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark