Ky është pronari i numrit të telefonit prej nga u kërcënua për bombë në Prishtinë - Insajderi
×
  • Lajme
  • Insajderi

    Ky është pronari i numrit të telefonit prej nga u kërcënua për bombë në Prishtinë

    Insajderi
    24 December 2021 - 10:14
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

    Gjatë së enjtes, pati dyshime për bombë te Stacioni i Autobusëve në Prishtinë.

    Sipas policisë, njoftimi për eksploziv erdhi përmes një telefonate anonime në të cilën u tha se një person kishte vendosur mjet shpërthyes në stacion.

    Pas evakuuimit të zonës nga organet e rendit, rezultoi që ishte alarm i rrejshëm.

    Klan Kosova merr vesh nga burime brenda organeve të sigurisë në Kosovë, se pronari i numrit të telefonit prej nga u bë kërcënimi me bombë është Zoran Kovacevic, rreth moshës 57-58 vjeçar, serb nga Bujanoci.
    I njëjti në vitin 2011 kishte kërcënuar në formë të njëjtë zëvendës prokurorin për krime lufte të Serbisë Bruno Vekariq.

    Ai më 3 mars të po të njëjtit vit kishte telefonuar policinë e Beogradit duke thënë: “Unë do ta vras Bruno Vekariq” dhe e kishe mbyllur telefonin.

    Policia serbe e kishte arrestuar asokohe Kovacevicin, ndërsa në gjykatë ai ishte arsyetuar se telefonatën e ka bërë duke qenë i irrituar kur kishte mësuar nga mediat se dyshohej që Zyra e Prokurorit kishte tërhequr urdhërarrestin për gjeneralin serb Slobodan Divljak.


    OP-ED
    Nga Rubrika
    x

    © 2016-2025 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark