Ky është pronari shqiptar i karburantit që nuk e rriti çmimin e naftës - Insajderi
×
  • Lajme
  • Aktuale

    Ky është pronari shqiptar i karburantit që nuk e rriti çmimin e naftës

    Insajderi
    07 March 2022 - 15:49
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

    Çmimi i naftës ka arritur në shifra rekord në të gjithë botën, ndërkohë që në Shqipëri 1 litër naftë sot është shitur për 240 lekë të reja.

    Pothuajse të gjitha pikat e karburantit në Shqipëri kanë rritur çmimet, ndërkohë që janë qytetarët ata që vuajnë pasojat.

    Por në Luz të Vogël një pikë karburanti e ka mbajtur çmimin e naftës të pandryshuar prej disa ditësh. Biznesi është në pronësi të Sami Ajdinit, i cili ka vendosur që për të disatën ditë radhazi, ta shesë një litër naftë për 197 lekë të reja, duke ndihmuar drejtuesit e mjeteve në këto ditë të vështira, ku janë rritur pothuajse të gjitha çmimet.

    Ky veprim i Sami Ajdinit është një gjest për t’u marrë shembull edhe nga pronarët e tjerë të pikave të karburanteve, të cilët mund të përpiqen sadopak për të ulur çmimin e naftës dhe për të ndihmuar shqiptarët.


    OP-ED
    Nga Rubrika
    x

    © 2016-2025 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark