Ky është punëtori i Neptunit që dyshohet se përfitoi mijëra euro nga kartelat e klientëve - Insajderi
×
  • Lajme
  • Insajderi

    Ky është punëtori i Neptunit që dyshohet se përfitoi mijëra euro nga kartelat e klientëve

    Insajderi
    17 May 2022 - 11:35
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

    Avdyl Selimi, përgjegjës i ndrimit në kompaninë “Neptun” dega në Podujevë, është personi që u arrestua dje nga Policia e Kosovës si i dyshuar për vjedhjen e të dhënave nga kartelat bankare të klientëve dhe pastaj këto të dhëna dyshohet se i ka përdorur duke bërë blerje të monedhave – kriptovalutave të cilat më pas i ka shitur, shkruan Insajderi.

    Gazeta Insajderi ka mësuar nga burimet e saj se personi i arrestuar është Avdyl Selimi punëtorë në “Neptun”, dega në Podujevë, i cili me urdhër të Prokurorisë Themelore është ndaluar për 48 orë.


    Insajderi ka kontaktuar kompanin “Neptun” për të marr një përgjigje lidhur më punëtorin e tyre, por ata nuk kanë pranuar që të japin një qëndrim.

    Sipas njoftimit të Prokurorisë Themelore në Prishtinë, i dyshuari ka kryer verpra penale “Lëshimi i çeqeve pa mbulesë ose të rremë dhe keqpërdorimi i kartelave të bankës apo të kreditit” sipas kodit penal të Republikes së Kosovës.

    Fillimisht i dyshuari Avdyl Selimi është arrestuar në vendin e tij të punës pastaj është dërguar në mbajtje 48 orë.

    Si është bërë vjedhja e të dhënave nga kartelat e klientëv?

    Sipar Policisë së Kosovës, personi i dyshuar tani më i arrestuar dyshohet se në mënyrë të kundërligjshme, duke keqpërdorur pozitën dhe besimin e klientëve, kishte vjedhur të dhënat e kartelave bankare të klientëve të cilët kanë bërë blerje në dyqanin ku i dyshuari ka punuar si menaxher, dhe pastaj këto të dhëna i njëjti i kishte përdorur duke bërë blerje të kriptovalutave në një platformë online të kriptovalutave. 

    I dyshuari ka fotografuar kartelat bankare në momentin kur klientët ia kanë dhënë kartelën arkatarës për të bërë pagesë, në disa raste i dyshuari e ka marrë kartelën e bankës nga arkatarja dhe në mënyrë të fshehtë me telefonin e tij i ka fotografuar kartelat në të dy anët me qëllim që këto të dhëna pastaj ti përdor për përfitime materiale në mënyrë të kundërligjshme.

    Raporti i plotë i Prokurorisë Themelore në Prishtinë

    “Prokuroria Themelore në Prishtinë, njofton opinionin publik se pas pranimit të informacionit nga Sektori për Hetimin e Krimeve Kibernetike të Policisë së Kosovës, me dyshimin se është kryer vepra penale “Lëshimi i çeqeve pa mbulesë ose të rremë dhe keqpërdorimi i kartelave të bankës apo të kreditit”, prokurori kujdestar nga Departamenti i Përgjithshëm, ka iniciuar rastin në drejtim të veprës penale të lartcekur, ku pas ndërmarrjes së veprimeve hetimore dhe sigurimit të provave, fillimisht policia ka arrestuar të dyshuarin A.S., në vendin e tij të punës dhe me urdhër të Prokurorit të Shtetit, i njëjti është ndaluar në kohëzgjatje prej 48 orësh”, thuhet në njoftim./Insajderi/


    Lexo edhe...
    OP-ED
    Nga Rubrika
    Lajme
    04 October 2025
    x

    © 2016-2025 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark