Ky është qyteti me ajrin më të ndotur në botë, ja ku renditet Prishtina – Insajderi
×
  • Lajme
  • Botë
  • Botë

    Ky është qyteti me ajrin më të ndotur në botë, ja ku renditet Prishtina

    Insajderi
    19 December 2023 - 13:43
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

    Kryeqyteti i Bosnje- Hercegovinës, Sarajeva, është në krye të listës së qyteteve me ajrin më të ndotur në botë, sipas të dhënave të platformës AirVisual, e cila mbledh informacione nga stacionet matëse në gjithë botën.

    Pas Sarajevës renditet qyteti Lahore në Pakistan, Kolkota në Indi dhe Beogradi i Serbisë.

    “Ata që vuajnë prej sëmundjeve të zemrës dhe mushkërive, gratë shtatzëna, fëmijët dhe të moshuarit, duhet ta shmangin çdo aktivitet në ambiente të jashtme. Të gjithë të tjerët duhet t’i shmangin qëndrimet e gjata jashtë”, sipas organizatës Ecoakcija, e cila mbledh të dhënat për cilësinë e ajrit në qytetet e Bosnje-Hercegovinës.

    Nga vendet tjera të rajonit, Shkupi është në vendin e tetë dhe Zagrebi në vendin e 13-të, ndërsa Prishtina në vendin e 19-të.


    OP-ED
    Nga Rubrika
    x

    © 2016-2025 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark