​Ky është reagimi i presidentes për vdekjen e Albright - Insajderi
×
  • Lajme
  • Aktuale

    ​Ky është reagimi i presidentes për vdekjen e Albright

    Insajderi
    23 March 2022 - 20:17
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

    Presidentja Vjosa Osmani ka shfaqur pikëllimin e saj me rastin e ndarjes nga jeta të mikes së madhe të shqiptarëve të Kosovës, Madeleine Albright, transmeton Insajderi.

    Ajo në një postim në Facebook ka shkruar se modeli i saj i një heroine të pamposhtur do të mbetet përherë modeli që do ta ndjekim.

    “E tronditur thellësisht nga humbja e mikes së madhe të Kosovës, Madeleine Albright, ish- sekretare e Shtetit të SHBA-ve. Ajo na dha shpresë, kur nuk e kishim atë, u bë zëri ynë e krahu ynë kur nuk kishim as zë e as krah. E njohu dhimbjen e popullin tonë sepse edhe vet e kishte përjetuar persekutimin qysh në fëmijëri, prandaj qëndroi e vendosur kundër Millosheviq-it deri në ndaljen e gjenocidit të tij në Kosovë. E përkrahi pareshtur Kosovën deri në frymën e fundit, prandaj populli i Kosovës do ta kujtojë përjetësisht. Modeli i saj i një heroine të pamposhtur, guximtare e të vendosur për të mbjellë vlerat demokratike në çdo vend, do të mbetet përherë modeli që do e ndjekim ne që patëm fatin ta njohim si dhe shumë breza pas nesh”, ka shkruar Osmani.

    LEXO EDHE:


    OP-ED
    Nga Rubrika
    x

    © 2016-2025 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark