Ky është reperi që kreu tetë grabitje për dy orë dhe u arrestua - Insajderi
×
  • Lajme
  • Shqipëri/Rajon

    Ky është reperi që kreu tetë grabitje për dy orë dhe u arrestua

    Insajderi
    06 January 2023 - 11:05
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

    Policia greke ka publikuar informacione rreth reperit 23-vjeçar që kreu rreth 11 grabitje në Selanik. Sipas protothema.gr tetë grabitje të kryera nga i riu zhvilluan brenda dy orëve, në farmaci, dyqane dhe zonat e Ampelokipi, Kalamaria, Neapolis dhe Charilaou.

    Autoritetet kanë publikuar foto dhe identitetin e të riut, bëhet fjalë për Thodoris Karagiannis që u arrestua më 13 dhjetor të vitit 2022.

    Ndaj tij rëndojnë një sërë veprash penale, grabitje, kanosje , armëmbajtje pa leje. Pas rrëfimit të tij në hetuesi u la i lirë me kusht. I akuzuari dyshohet se i ka kryer grabitjet së bashku me dy persona të tjerë të paidentifikuar, gjë që po hetohet nga policia.


    OP-ED
    Nga Rubrika
    x

    © 2016-2025 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark