
Një tentim grabitje që ka ndodhur paraditen e sotme në një qendër tregtare në Veterrnik ka lënë të plagosur dy persona. Një pjesëtarë të sigurimit i cili ishte në mbrojtje dhe personi tjetër i cili ishte njëri nga grabitësit.
Gazeta Insajderi ka mësuar se ai është Millosh Vukojeviq, i nacionalitetit serb. 25 vjeçar nga Leshaku i Leposaviqit.
Pas plagëve që ka marrë nga të shtënat me armë zjarri, i dyshuari është dërguar fillimisht në Spitalin e Graçanicës, por për shkak të gjendjes së rëndë shëndetësore, është sjell në QKUK për trajtim.
Ai është transportuar në QKUK nën përcjelljen e Policisë së Kosovës.
Pamje nga vendi i ngjarjes:
Detaje nga grabitja
Cak, po del të ketë qenë një furgon që po transportonte para. Kështu konfirmoi për Insajderin zëdhënësja e policisë, Flora Ahmeti teksa shtoi se një person ka mbetur i plagosur.
Insajderi ka siguruar pamje të momentit, ku mbeti i plagosur një person.
I plagosuri shihet i shtrirë në tokë, ku pastaj edhe mbërrin Ambulanca në vendin e ngjarjes.
“Sot rreth orës 10:30, kemi pranuar informatën për të shtëna me armë në lagjen Veternik në Prishtinë, ku është plagosur një person. Bazuar në të dhënat e deritanishme, rasti dyshohet se ka ndodhur gjatë një grabitjeje të armatosur ndaj pjestarëve që po siguronin një furgon që transportonte para. Personi i lënduar është dërguar për tretman mjekësor ndërkohë që hetuesit policorë në koordinim me Prokurorinë, janë duke ndërmarrë të gjitha masat e nevojshme për identifikimin dhe arrestimin e të dyshuarve, si dhe për zbardhjen e plotë të rrethanave të rastit”, ka thënë konfirmuar Ahmeti.