Ky është shteti i parë që siguroi kualifikimin në Botëror - Insajderi
×
  • Sport
  • Insporti

    Ky është shteti i parë që siguroi kualifikimin në Botëror

    Insajderi
    24 March 2025 - 15:34
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

    Zelanda e Re ka siguruar kualifikimin në Botërorin 2026. Do të marrë fund pritja 16-vjeçare, pasi kujtojmë se për herë të fundit ishin pjesë e Botërorit të vitit 2010.

    Zelanda e Re mposhti Kaledonian e Re me rezultatin 3-0 në sfidën finale dhe të dy kombëtaret janë pjesë e “OCF”. Kjo e fundit është edhe Konfederata më e vogël në FIFA, që kujdeset për përfaqësueset në Oqeanin Paqësor.

    Duhet thënë se ky është edhe një kualifikim historik, pasi asnjëherë më parë “OCF” nuk kishte dërguar menjëherë një përfaqësuese direkt në Botërorin e futbollit.

    Ky moment erdhi pas zgjerimit që u vendos për Botërorin 2026. Nga 32 që kanë marrë pjesë më parë, këtë herë do të jenë 48 kombëtare.


    OP-ED
    Nga Rubrika
    x

    © 2016-2025 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark