Ky është sistemi marramendës i mbrojtjes që Sllovakia i dhuroi Ukrainës - Insajderi
×
  • Lajme
  • Botë
  • Aktuale

    Ky është sistemi marramendës i mbrojtjes që Sllovakia i dhuroi Ukrainës

    Insajderi
    08 April 2022 - 17:14
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

    Sistemi i mbrojtjes ajrore me raketat “S-300”, i cili ishte në shërbim të ushtrisë sllovake, u dërgua në Ukrainë.

    Kështu bëri të ditur të premten Kryeministri i Sllovakisë, Eduard Heger, transmeton Insajderi.

    “Dua të konfirmoj se Sllovakia i ka dhënë Ukrainës sistemin e mbrojtjes ajrore S-300. Populli ukrainas mbron me guxim edhe sovranitetin e vendit të vet, edhe ne. Detyra jonë është të qëndrojmë indiferent ndaj jetëve të humbura si pasojë e sulmeve ruse dhe të ofrojmë për Ukrainën”,- shkroi Heger në Twitter.

    Sllovakia e dërgoi sistemin e saj “S-300” në Ukrainë në përgjigje të kërkesës së Kievit, mbështetur në pikën 51 të Kartës së OKB-së për të drejtën e vetëmbrojtjes.

    Nga ana tjetër kryeministri Heger bashkë me Kryetaren e Komisionit Evropian, Ursula von der Leyen shkoi në kryeqytetin e Ukrainës, Kiev.

    Më 24 shkurt trupat ruse kanë nisur një ofensivë në Ukrainë./Insajderi/


    OP-ED
    Nga Rubrika
    x

    © 2016-2025 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark