Ky është stomatologu nga Prizreni që dyshohet se vrau vetën në ordinancë - Insajderi
×
  • Lajme
  • Lajme

    Ky është stomatologu nga Prizreni që dyshohet se vrau vetën në ordinancë

    Insajderi
    17 January 2024 - 14:06
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

    Një person është gjetur i vdekur mëngjesin e sotëm në ordinancën dentare “Kiseri Dent” në Prizren.

    Rasti është konfirmuar nga Policia e Kosovës të cilët po dyshojnë se i ndjeri ka bërë vetëvrasje.

    Insajderi mëson se bëhet fjalë për stomatologun, Arben Kiseri, 53-vjeçar.

    Zëdhënësi i Policisë së Kosovës në Prizren, Shaqir Bytyqi, tha për Insajderin se janë duke i hetuar rrethanat e vdekjes duke aluduar në vetëvrasje.

    “Sot me datë 17.01.2025, rreth orës 10.37 është pranuar informata se në ordinancën dentare ,, Kiseri dent” e cila gjendet në sheshin Shatërvan, në Prizren, është gjet një person për të cilin dyshohet se ka kryer vetëvrasje me varje. Nga mjekët e emergjencës është konstatuar vdekja e viktimës. Patrulla policore ka bërë sigurimin e vendit  ngjarjes, në vendngjarje kanë dalë hetuesit dhe hetuesit e vendit të ngjarjes (forenzika) nga Sektori Rajonal i Hetimeve”, tha ai

    Me urdhër të prokurorit, trupi i pajetë i viktimës është dërguar në Institutin e Mjekësisë Ligjore për obduksion./Insajderi.org/


    OP-ED
    Nga Rubrika
    x

    © 2016-2025 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark