Ky është togeri i suspenduar për mashtrim me orë shtesë - Punonte si sigurim i Ledri Vulës e përfitonte nga kuleta e shtetit - Insajderi
×
  • Lajme
  • Insajderi Video
  • Insajderi Video

    Ky është togeri i suspenduar për mashtrim me orë shtesë – Punonte si sigurim i Ledri Vulës e përfitonte nga kuleta e shtetit

    Insajderi
    09 May 2024 - 21:06
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

    Policia e Kosovës ka suspenduar nga puna zyrtarin policor Agron Ademi. Inspektorati Policor i Kosovës ka rekomanduar suspendimin e tij pasi ai është zënë duke mashtruar me orët shtesë në punë.

    Gazeta Insajderi përmes burimeve ka mësuar se arsyeja e suspendinit te togerit eshte se ai ka punuar edhe si sigurimi i reperit të njohur Ledri Vula. Këtë shërbim ai e ka shënuar si orë shtesë për të marrë pagesa ekstra nga policia.

    Zyrtari i dyshuar  që ishte objekt i hetimit nga Inspektorati Policor nën dyshimin për manipulim të orëve shtesë të punës ka qenë mbikëqyrës në Drejtorinë e Njësisë Speciale Intervenuese në Policinë e Kosovës.

    Insajderi ka siguruar edhe një video kur polici i suspenduar shihet derisa ofron mbrojtje të afërt të këngëtarit Ledri Vula në një paraqitje publike te tij në një qendër tregtare.

    Inspektorati Policor i Kosovës respektivisht Departamenti i Hetimeve përmes  një komunikate për media kishte njoftuar se i ka rekomanduar Policisë së Kosovës suspendimin e togerit Agron Ademi.

    “Informacionet e para lidhur me këtë rast IPK i ka pranuar nga Policia e Kosovës përderisa është duke kryer një hetim preliminar me dyshimin për manipulim të orëve shtesë të punës në drejtim të veprës penale “keqpërdorim i pozitës apo autoritetit zyrtar”, thuhet në njoftimin e IPK’së.


    OP-ED
    Nga Rubrika
    x

    © 2016-2024 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark