“Ky është transmetimi im i fundit në televizion”, moderatori lë punën dhe i bashkohet ushtrisë së Ukrainës – Insajderi
×
  • Lajme
  • Botë
  • Botë

    “Ky është transmetimi im i fundit në televizion”, moderatori lë punën dhe i bashkohet ushtrisë së Ukrainës

    Insajderi
    04 February 2024 - 08:30
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

    Prezantuesi i njohur televiziv në Ukrainë përmbylli edicionin e lajmeve duke u thënë shikuesve se do të lë punën e moderatorit për t’iu bashkuar Forcave të Armatosura të Ukrainës.

    Luftimet në Ukrainë së shpejti do të hyjnë në vitin e dytë, dhe në muajt e fundit nuk ka pasur avancime nga asnjëra palë e luftimeve. Në fund të programit të lajmeve, Orest Drymalovksy, 29-vjeçar tha një lajm për shikuesit që askush nuk e priste.

    “Kjo është e gjitha për momentin. Ky është transmetimi im i fundit, do t’u bashkohem Forcave të Armatosura të Ukrainës”. Në një intervistë të mëvonshme ai deklaroi se ishte detyrë e tyre për t’u regjistruar në ushtri.

    “Nuk ka rrugë tjetër për fitore”,  u shpreh gazetari ukrainas.


    OP-ED
    Nga Rubrika
    x

    © 2016-2025 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark