​Ky është mesazhi Konjufcës për Ramazan - Insajderi
×
  • Lajme
  • Aktuale

    ​Ky është mesazhi Konjufcës për Ramazan

    Insajderi
    01 April 2022 - 21:16
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

    Kryetari i Kuvendit të Kosovës, Glauk Konjufca ka uruar besimtarët e fesë islame, duke thënë se ky muaj i Ramazanit të jetë i frymëzimit për vepra të mira dhe i shpërblimit të sakrificës e durimit, transmeton Insajderi.

    Konjufca ka shkruar në Facebook se muaji shenjtë i Ramazanit është sprova hyjnore e harmonisë, dhembshurisë dhe dashamirësisë.

    “Ai nxit bujarinë, mirësinë dhe ndjenjën e bukur të solidaritetit dhe vëllazërisë. Ritualet shoqërohen me lutje të shtuara dhe përpjekje më të bashkërenduara për të dëgjuar e recituar fjalët e Kuranit të Shenjtë dhe për të jetuar një jetë etike. Përveç disiplinës fizike, Ramazani inkurajon edhe rritjen e detyrave intelektuale dhe shpirtërore. Agjërimi kërkon t’i nënshtrojmë pasionet tona të ulëta dhe t’i luftojmë zakonet e këqija shoqërore. Shërben gjithashtu si një kujtesë e rëndësishme e përgjegjësisë sonë sociale dhe etike ndaj mbarë njerëzimit. Në këtë mënyrë, muaji i Ramazanit ka mundësi të na afrojë edhe më shumë me Krijuesin tonë. Le ta ripërtërijmë angazhimin dhe përkushtimin ndaj kërkimit tonë shpirtëror, që e çon secilin prej nesh kah ndriçimi shpirtëror dhe drejt përmbushjes së përgjegjësive tona, duke aspiruar virtytet më të larta. Për të gjithë besimtarët e fesë islame dëshiroj që ky muaj i Ramazanit të jetë i frymëzimit për vepra të mira dhe i shpërblimit të sakrificës e durimit! E paqit sa më të lehtë agjërimin tuaj”, ka shkruar ai. 


    OP-ED
    Nga Rubrika
    x

    © 2016-2025 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark