Ky është vendimi i fundit i Gjykatës për Andi Pajazitin, të dyshuarin për vrasje  në “Bon Vivant” - Insajderi
×
  • Lajme
  • Lajme

    Ky është vendimi i fundit i Gjykatës për Andi Pajazitin, të dyshuarin për vrasje  në “Bon Vivant”

    Insajderi
    13 May 2024 - 16:45
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

    Anti Pajazitit, të dyshuarit kryesor për vrasjen e Kastriot Ramadanit në lokalin “Bon Vivant” i është vazhduar masa e paraburgimit edhe për 2 muaj të tjerë.

    Lajmin e ka konfirmuar zëdhënësja e Gjykatës së Prishtinës, Mirlinda Gashi për Gazetën Insajderi.

    “Ju njoftojmë se pas kërkesës së Prokurorisë Themelore në Prishtinë për vazhdimin e masës së paraburgimit në çështjen penale kundër të pandehurit A. P.,  Gjykata Themelore në Prishtinë – Departamenti për Krime të Rënda më datë 03.05.2024  ka marrë Aktvendim dhe ka aprovuar kërkesën e Prokurorisë Themelore Prishtinë, ashtu që masa e paraburgimit të pandehurit A. P, i është vazhduar në kohëzgjatje prej 2 (dy) muaj”, tha Gashi.

    Pajaziti është duke qëndruar nën masën e paraburgimit që nëntë muaj.


    OP-ED
    Nga Rubrika
    x

    © 2016-2024 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark