
Prokuroria Speciale gjatë ditës së djeshme ka ngritur aktakuzë për keqpërdorim të pozitës zyrtare ndaj ish-ministrit të Infrastrukturës, Pal Lekajt, Nebih Shatri – ish-zyrtar në Ministrinë e Infrastrukturës dhe Eset Berishës, ish- shef i kabnetit të Pal Lekajt, për ndarjen e 53 milionë eurove për konsorciumin “Bechtel &Enka”, për ndërtimin e autostradës Prishtinë – Hani i Elezit, (autostrada ‘Arbën Xhaferi’), shkruan Insajderi.
Në lidhje me këtë zëdhënësi i qeverisë Përparim Kryeziu ka publikuar vendimin e Qeverisë Kurti për shkarkimin e Eset Berishë,që ishte nënshkruar në maj të vitit 2020.
Sipas Kryeziut Prokuroria Speciale e Kosovës me ngritjen e aktakuzës edhe ndaj Berishës për rastin e 53 milionë eurove, ka thënë se vendimi i Qeverisë ishte i duhuri.
Ndërkohë pas ngritjes së aktakuzës, përmes një postimi në Facebook, Berisha ka deklaruar se pozita e tij e atëhershme, si shef kabineti nuk i ka mundësuar atij të ketë kompetenca ekzekutive.
Ai ka thënë se nga pozita e këshilltarit politik nuk ka pasur kompetenca ekzekutive, administrative apo mbikëqyrëse, e rrjedhimesh, siç ka shkruar më tej, të nënshkruan apo vulos dokumente.
Ky është vendimi i publikuar nga Përparim Kryeziu: