×
  • Lajme
  • Lajme

    Ky është zjarrfikësi që vdiq në krye të detyrës në Klinë

    Insajderi
    08 August 2024 - 18:38
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

    Ka vdekur sot në Klinë një zjarrfikës që ishte në krye të detyrës.

    Zenun Elezaj, kryetari i Komunës së Klinës, ka shprehur ngushëllimet e tij.

    Ai ka publikuar edhe foton e viktimës.

    Me pikëllim të madh kemi marrë lajmin për vdekjen e zyrtarit të Njësisë së Zjarrfikësve në Klinë, Sefadin Osmanaj, i cili ka ndërruar jetë sot gjatë kryerjes së detyrës zyrtare. Sefadini ka punuar zjarrfikës për një kohë të gjatë, duke u shërbyer qytetarëve me përkushtim dhe përgjegjësi të lartë etike dhe profesionale. Në emrin tim dhe të komunës së Klinës u shpreh ngushëllime të sinqerta familjes Osmanaj, kolegëve, miqve dhe të gjithë atyre që e kanë njohur Sefadini“, shkroi ai.

    Sipas zëdhënësit të policisë në Pejë, Fadil Gashi, zjarrfikësi ka shkuar të intervenojë në një zjarr dhe më pas është rrëzuar në tokë.

    “Rreth orës 13:50 stacioni policor ka pranuar një informatë për një zjarrvënie në Krushevë të Vogël të Klinës. Në vendngjarje menjëherë kanë dalë njësitet policore si dhe zjarrfikësit. Në kohën kur zjarrfikësit kanë filluar të intervenojnë, njëri nga zjarrfikësit është rrëzuar në tokë. Ai është dërguar në Qendrën e Mjekësisë Familjare, ku mjeku kujdestar ka konstatuar vdekjen e tij”, tha Gashi.

    OP-ED
    Nga Rubrika

    © 2016-2024 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark