Ky është zyrtari i arrestuar i ATK-së, që dyshohet se i ndihmoi një biznesi t’i lirohen pronat e bllokuara – Insajderi
×
  • Lajme
  • Lajme

    Ky është zyrtari i arrestuar i ATK-së, që dyshohet se i ndihmoi një biznesi t’i lirohen pronat e bllokuara

    Insajderi
    19 September 2023 - 18:17
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

    Policia e Kosovës ka arrestuar të martën një zyrtar të Administratës Tatimore të Kosovës (ATK), nën dyshimet për keqpërdorim të detyrës zyrtare.

    Policia në njoftim bën të ditur se i dyshuari me dashje dhe dijeninë e tij, ka vepruar në mënyrë të kundërligjshme duke e keqpërdorur detyrën zyrtare, raporton Gazeta Insajderi.

    “I dyshuari M. K., viti i lindjes 1969, mashkull/kosovar, kishte lëshuar dokument të rrejshëm në emër të ATK-së, me qëllim që një biznesi të caktuar t’i lirohen pronat e bllokuara”, thuhet në njoftimin e PK-së.

    “I dyshuari është intervistuar në prezencën e avokatit mbrojtës dhe me vendim të prokurorit nga PTH- Prishtinë i dyshuari dërgohet në mbajtje për 48 orë”.

    Gazeta Insajderi nëpërmjet burimeve merr vesh se i arrestuari është Malush Kelmendi.

    Sipas këtyre burimeve, i dyshuari është pjesë e një ekipi në ATK, të cilët nuk janë të kufizuar vetëm në një regjion. Respektivisht, në përshkrimin e punës, Kelmendit dhe pjesës tjetër të ekipit në përshkrimin e punës nuk kanë ndonjë regjion të caktuar operimi. /Insajderi.org/


    OP-ED
    Nga Rubrika
    x

    © 2016-2025 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark