×
  • Lajme
  • Lajme

    Ky është zyrtari i ATK-së që iu djeg vetura në mesnatë në Kalabri

    Insajderi
    26 June 2024 - 12:04
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

    Si pasojë e një zjarri që shpërtheu në mesnatë në lagjen Kalabria të Prishtinës, janë djegur tri vetura.

    Ky zjarr ndodhi në afërsi të kompleksit “Blerti” në lagjen Kalabria të Prishtinës.

    Insajderi ka mësuar se një nga veturat e djegura është edhe ajo e zyrtarit të ATK-së, Ekrem Hysenaj.

    Malë Gashi, nga zjarrfikësit e Prishtinës, ka treguar se si pasojë e zjarrit, tymi kishte depërtuar edhe brenda banesave dhe kishte krijuar panik te qytetarët.

    30 prej tyre, ai tha se i kanë evakuuar dhe u është ofruar ndihma tek Urgjenca Mjekësore.

    Këtë incident e ka konfirmuar për Insajderin zëdhënësi i policisë rajonale të Prishtinës, Agron Borovci.

    “Rreth orës 01:15, është pranuar informata se disa vetura janë përfshirë nga zjarri në bodrumin e një objekti në rrugën “Ali Vitija” në Prishtinë. Policia menjëherë ka dalë në vendin e ngjarjes, ka ftuar edhe zjarrfikësit të cilët kanë lokalizuar zjarrin, si dhe janë ndërmarrë veprime të tjera për të parandaluar çfarëdo lloj rreziku. Përveç dëmeve materiale​, për shkak të tymit të krijuar, panikut ose arsye të tjera të ngjashme, disa persona kanë marrë trajtimin mjekësor”, ka thënë Borovci.

    Ai shtoi se aktualisht policia në koordinim me prokurorin e shtetit  po vijon punën e saj me qëllim zbardhjen e plotë të rrethanave të ngjarjes.

    Ndërsa komandanti i zjarrfikësve në kryeqytet, Malë Gashi ka bërë të ditur se zjarri ka depërtuar brenda ndërtesës duke shkaktuar panik tek banorët.

    “30 prej tyre, janë evakuuar dhe u është ofruar ndihma tek Urgjenca Mjekësore”, tha Gashi. /Insajderi.org

    OP-ED
    Nga Rubrika

    © 2016-2024 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark