×
  • Lajme
  • Hulumtime/Analiza
  • Hulumtime/Analiza

    Ky është zyrtari i SHKK që futi në qendrën e paraburgimit drogë

    Insajderi
    02 November 2022 - 10:55
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

    Shërbimi Korrektues i Kosovës ka njoftuar të martën se është pezulluar nga puna zyrtari K.R, pasi që dyshohet se gjatë kryerjes së detyrës ka kryer veprën penale keqpërdorim të pozitës zyrtare.

    Gazeta Insajderi mëson se personi zyrtar i cili po dyshohet se ka futur substanca brenda qendrës së paraburgimit është Kreshnik Reçica nga Lipjani.

    Lidhur me këtë rast, Policia e Kosovës ka njoftuar të mërkurën se me urdhër të Gjykatës kanë bastisur shtëpinë e të dyshuarit në fshatin Pasjak dhe kanë konfiskuar 15 fishekë te cal.9×19, një armë gjuetie si dhe 27 fishekë te armës së gjuetisë.

    Është raportuar se i dyshuari mashkull kosovar ka keqpërdorur detyrën zyrtare. Me urdhër të Gjykatës është bërë bastisja e shtëpisë dhe objekteve përcjellëse të të dyshuarit ku janë gjetur dhe konfiskuar 15 fishekë te cal.9×19, një armë gjuetie si dhe 27 fishekë te armës së gjuetisë. Pas intervistimit me vendim të prokurorit i dyshuari është dërguar në mbajtje”, thuhet në raportin e policisë.

    Ndërsa Sipas njoftimit të Shërbimit Korrektues të Kosovës zyrtari K.R ka mundësuar futjen e kontrabandës brenda Qendrës së Paraburgimit në Gjilan.

    Në njoftimin e SHKK-së thuhet se vendimi për pezullim është marr nga Komisioni Disiplinor i SHKK-së, dhe menjëherë janë njoftuar organet kompetente, të cilat po merren e rastin.

    I njëjti dyshohet se gjatë kryerjes së detyrës ka kryer veprën penale keqpërdorim të pozitës zyrtare duke mundësuar futjen e kontrabandës brenda Qendrës së Paraburgimit në Gjilan.Vendimi për pezullim është marr nga Komisioni Disiplinor i SHKK-së, dhe menjëherë janë njoftuar organet kompetente, të cilat po merren e rastin. Masa e pezullimit mbetet në fuqi deri në një vendim tjetër“, thuhet në njoftimin e SHKK.

    Pas intervistimit me vendim të prokurorit i dyshuari është dërguar në mbajtje njoftoi policia e Kosovës./ Gazeta Insajderi/

    OP-ED
    Nga Rubrika

    © 2016-2024 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark