Komisioni Disiplinor i Shërbimit Korrektues të Kosovës ka pezulluar nga puna një zyrtar nën dyshimin se ai ka keqpërdorur pozitën zyrtare dhe ka pranuar ryshfet.
Gazeta Insajderi ka mësuar se zyrtari i cili është pezulluar nga puna ështe Shefqet Gashi i cili ka shërbyer si Mbikqyrës në Dubravë.
Sipas burimeve të gazetës bëhet e ditur se i dyshuari ka marr ryshfet nga te burgosurit për realizimin e shërbimeve për ta.
Rasti ndaj tij është duke u hetuar nga Policia e Kosovës. Dyshimet e para janë se ka edhe zyrtar të tjerë të përfshirë në këtë rast.
SHKK njofton se i njëjti dyshohet se gjatë kryerjes se detyrës ka kryer veprën penale keqpërdorim të pozitës zyrtare dhe marrje të ryshfetit.
“Vendimi për pezullim është marr nga Komisioni Disiplinor i SHKK-së, dhe menjëherë janë njoftuar organet kompetente, të cilat po merren e rastin. Masa e pezullimit mbetet në fuqi deri në një vendim tjetër”, thuhet në njoftim.