
Një zyrtar i Shërbimit Korrektues të Kosovës është ndaluar të mërkurën paradite si i dyshuar “Mashtrim” me Bitcoin, shkruan Insajderi
Gazeta Insajderi mëson ekskluzivisht se zyrtari i arrestuar është Liridon Bajrami.
Ai bashkë me katër persona të tjerë janë të akuzuar për dallavere me shitje të bitcoinave.
Pas ndalimit të tyre për 48 orë, SHKK ka marr vendim që të suspendoj nga puna zyrtarin korrektues, Labinot Barjami.
Njoftimi i SHKK:
Shërbimi Korrektues i Kosovës njofton publikun dhe mediat se ka marrë vendimi për suspendimin nga puna të zyrtarit korrektues L.B, për shkak të dyshimeve mbi sjellje të papërshtatshme, të cilat bien ndesh me Kodin e Etikës dhe rregullat e brendshme të institucionit tonë.
Ky vendim është marrë pasi i njëjti dyshohen se në bashkëkryerje me disa persona tjerë, janë përfshirë në mashtrim me qëllim të përfitimit të kundërligjshëm të dobisë pasurore.
Shërbimi Korrektues i Kosovës mbetet i përkushtuar për të siguruar integritetin dhe profesionalizmin e stafit të tij, dhe nuk do të tolerojë asnjë formë të sjelljes së papranueshme.
Lidhur me këtë, ne jemi të angazhuar të bashkëpunojmë plotësisht me autoritetet përkatëse dhe të sigurojmë transparencë të plotë në këtë çështje.