Ky është zyrtari i LDK-së që flet me Rugovën e vdekur – Insajderi
×
  • Lajme
  • Lajme

    Ky është zyrtari i LDK-së që flet me Rugovën e vdekur

    Insajderi
    23 March 2017 - 21:47
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

    Kryetari i Degës së Tretë të LDK-së në Prishtinë,  Hazir Borovci  po pretendon se ka biseduar me presidentin tashmë të ndjerë, Ibrahim Rugovën.

    Borovci në  tubimin e 27 vjetorit e themelimit të Degës së Tretë të LDK-së që u mbajt dy ditë më parë në një fjalë rasti para të pranishmëve ka bërë të ditur se e ka vizituar varrin e presidentit të ndjerë Rugova dhe se ka biseduar me të.

    “Të nderuar të pranishëm në mesditë i bëmë një vizitë Presidenti historik Rugova. Bashkërisht me një grup veprimtarësh të Degës së Tretë. E informuam Presidentin për 27 vjetorin për ditëlindjen e degës së tretë, degës së Presidentit” .

    “Presidenti na pyeti se si janë punët, si po shkojnë punët. E informuam për disa çështje, me të cilat nuk dua të ju ngarkojë tash juve”, ka thënë Borovci, njofton Klan Kosova.

    Madje ai në këtë tubim ku i pranishëm ishte edhe kryeministri dhe kreu i LDK-së tregoi edhe porositë që ka “dhënë” Rugova.

    “Presidenti dha porosinë ta rrisni sofrën e LDK-së, porosia e tretë mos na i prishni punët me miqtë perëndimorë , mos na i prishni punët me amerikanët”, ka thënë Borovci.

     


    OP-ED
    Nga Rubrika
    x

    © 2016-2025 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark